Kërko
muzeu_adattato

MUZEU ETNOGRAFIK BERAT

Muzeu Etnografik Berat është hapur që prej vitit 1979. Në të përfshihet kultura popullore etnografike e trevës së Beratit. I vendosur në një banesë me arkitekturë popullore beratase dykatëshe dhe me çardak në një krah, është pjesë e krijimtarisë popullore e ideuar dhe ndërtuar nga mjeshtrat popullorë  në shekullin XVIII. 

Fondi i pasur i objekteve shkon në 1388 artefakte, nga të cilat 788 të ekspozuara, është një dëshmi e kulturës dhe traditës mjaft të pasur të trevës së Beratit. 

Adresa:Rruga “Toli Bojaxhiu”,  Lagjja “13 Shtatori”, Berat.