Kërko

Meteor

Në kuadër të projektit “Art në Hapësira Publike”, u realizua vepra e artit “Meteor”, e vendosur në rreth rrotullimin Golem plazh, Kavajë, me kordinata N 41°14’51.9″ E 19°31’12.9″, me menaxhues projekti Saimir Kristo. Artisti fitues i kësaj vepre arti është Kristaq Krisiko. Materiali i përdorur për ndërtimin e kësaj vepre është çelik dhe inox, me një vlerë totale prej 42,365,572.37 Lekë.

Vepra e artit “Meteor” konceptuar si një objekt të lënë në rërë për një kohë të gjatë, në kohë të pezulluar, në një kohë absolute, në një shkallë të ekzagjeruar, ndërsa vizitori ecën, ulet dhe ndalet duke u përballur me të, duke hyrë brenda formës dhe bëhet pjesë e fushës skulpturore dhe gravitit të saj. Duket sikur shkalla kohore e veprës nuk është e ngjashme me atë të jetës njerëzore. Nëpërmjet figurës dhe shtrirjes së veprës, artisti abstragon natyrën e kohës, duke e absolutizuar atë. Ai ndërton skenën në një hapësirë ​​publike, duke e ringjallur atë, në një moment dinamik në Golem, sikur të ishte një enë bosh, në të cil ë n ai i vendos sendet dhe ngjarjet, si një enë e pavarur nga ajo që vendoset në të.

Kjo është një skenë që fillon të tërheqë vizitorë, një skenë gravitacionale që tërheq komunitetin në çdo orë dhe në çdo kohë, dhe pse ajo abstrakton një figurë abstrakte biomorfike, në të njëjtën kohë shton peizazh idilik dhe i patrazuar, duke e bashkuar natyrshëm me peizazhin. Artisti përpiqet të krijojë një figurë, të ngjashme me formën universale natyrore, ai zhvillon shkallën e veprës, duke u përpjekur të zvogëlojë përballë saj figurën njerëzore, jo në elemente thelbësore, por në natyrën e kohës dhe përcaktimit të saj

Kjo vepër në ndërtimin e saj zhvillon strukturën e mendimit mbi të, manipulon, studion dhe kombinon materiale të forta dhe të ftohta dhe i neutralizon ato – balancon problemet e masës dhe vëllimit, të dritës në lidhje me formën dhe të vëllimit në lidhje me hapësirën. Vepra dhe reabilitimi i shëshit e shndërron atë në një strehë të përkohshme për të gjitha moshat, aty ku fëmijët mund të luajnë me rërë dhe të eksplorojnë, si në një dhomë me dritare, çdo pjesë të fushës së saj skulpturore, ndërsa e gjithë kjo skenë zhvillohet në mes të një peizazhi të qetë, të patrazuar, idilik, në mes të një përjetimi pushimi.

Strukturat e modeluara, pjesërisht mishërojnë fletë çeliku inox dhe tipologji të tjera të materialit prej çeliku për të krijuar lloje të ndryshme teksture duke ofruar perceptime të larmishme përmes reflektimeve, karakterit të materialit dhe reagimit me materiale të tjera, elemente, si drita dhe uji.