Ministri Blendi Gonxhja, së bashku me përfaques të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit në Takimin Ministerial të Procesit të Berlinit, të Ballkanit Perëndimor, mbi Ekonominë Kreative, në Kotor – Mali i Zi, ku u shpall Paketa e Përkrahjes për Ekonominë Kreative, pata nderin dhe kënaqësinë të takohem e të merrja përgëzimet e të Ngarkuarës Speciale të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Dame Karen Pierce, të zyrtarëve më të lartë të Zyrës Qendrore të British Council si edhe direkt në tryezën e ministerialit nga z. John Newbigin, ambasador i Kryebashkiakut të Londrës për ekonominë kreative, për afirmimin dinjitoz të Shqipërisë ndër nismat kulturore dhe ekonomike evropiane, ku ngritja e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit u çmua posaçërisht si një qasje domethënëse e qeverisjes në përputhje me agjendën e zhvillimit ekonomik të qendrueshëm e inovativ!
Vetë organizimi i një Ministeriali mbi Ekonominë Kreative nën suazën e Procesit të Berlinit, ku analizohet ndërveprimi i sektorëve të ekonomisë, kulturës e inovacionit, vërteton rëndësinë e vizionit tonë në procesin e integrimit evropian dhe zhvillimet pozitive në risi, politika e reforma të lidhura me industrinë kreative, sipërmarrjet e reja, start-up, turizëm kulturor, arsim profesional, artizanat, inovacion e teknologji të reja.
Raundi i parë i fondeve u autorizua menjëherë, ndërsa i dyti zyrtarizohet në tetor në Londër, duke konfirmuar mbështetjen direkte për ekspertizë, projekte dhe programe zhvillimore.
