Në kuadër të projektit “Art në Hapësira Publike,” u realizua vepra e artit “Mbërritja e Zogjve”, e vendosur në kryqëzimi/mbikalimi pallati me shigjeta, Tiranë, me koordinata N 41°19’17.9″ E 19°47’22.1”, me menaxhues projekti Ergys Krisiko, i cili është dhe fitues i këtij projekti. Materiali i përdorur për ndërtimin e kësaj vepre është çeliku, dhe me një vlerë financiare prej 38,503,657.55 Lekë.
Vepra e artit “Mbërritja e Zogjve” është thelbi i plotë i bukurisë, substancë e saj e përqendruar, e cila rrezonon gjendjen natyrore të imazheve të vizatuara, duke pasqyruar gjendjet e tyre të brendshme. Kjo vepër e vendosur në një rrethrrotullim dinamik, në një nga zonat me trafik më të lartë në kryeqytet ku çdo imazh real i shkrirë në rutinën tonë të zakonshme ka një ndjesi industriale dhe artificiale. Zogjtë vendosen si forvë e natyrës ku kanë mbërritur dhe pushtuar qytetin, duke krijuar këtë vorbull hapsinore rrotulluese. Artisti nëpërmjet realizimit të kësaj veprë kërkon të tërheqë natyrshëm një audience 360 gradë, përmes një qasjeje estetike lëvizëse. Përmes krijimtarisë së tij artisti na udhëzon për tu lidhur me jetën, përmes këtij udhëtimi të zogjve, në momënt kausi.Instalimi i veprës është i shpërndarë në të katër anët e hapsirës së kalimit, duke arritur deri në sipërfaqen e urës. Sistemizimi i mjedisit përfshinë gjelbërimin dhe disa bimë përreth.







