Në kuadër të Tirana International Film Festival, në natën e mbylljes, shfaqet premiera e filmit të restauruar “Liri a Vdekje”. Prodhuar nga Kinostudio “Shqipëria e re” në vitin 1979, me regji nga Ibrahim Muçaj, Kristaq Mitro dhe skenar nga Vath Koreshi. Komitët e udhëhequr nga Çerçiz Topulli, Mihal Grameno dhe Hajredin Tremishti kthehen në fshat, tek njerëzit e tyre, përpara se të ekzekutojnë oficerin turk të Gjirokastrës. Pas kësaj, ushtria osmane ndërmerr një fushatë kundër krahinës së Mashkullorës, e cila shndërrohet në një simbol të rezistencës dhe luftës për pavarësi të shqiptarëve. Mësuesi Hysen, i cili u mëson fshehurazi gjuhën shqipe fëmijëve, vritet, gjithashtu, brutalisht.
27 Shtator, Ora 21:00 tek Kinema Millennium, Tiranë.
