Kërko

Koncert Vokal Instrumental “Schwanengesang (Kënga e mjellmës)”

25 Nentor, Ora 19:00

Koncert
“Schwanengesang (Kënga e mjellmës)”
Franz Schubert

Në një mbrëmje të veçantë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit (TKOB), baritoni Artur Vera dhe pianistja Etrita Ibrahimi, do të sjellin si premierë absolute, ciklin vokal të Franz Schubert-it, “Schwanengesang (Kënga e mjellmës)”

“”Schwanengesang”” (Kënga e mjellmës) është një cikël prej 14 lied-esh (këngësh) për zë dhe piano nga Franz Schubert, i cili është shkruar në vitin 1828, viti i vdekjes së kompozitorit.
“”Schwanengesang”” nuk është një cikël lied-esh në kuptimin e ngushtë të fjalës, si në rastin e ciklit “Winterrreise”, apo “Die Schöne Müllerin (të dy mbi tekstet e W. Müller-it) sepse këtu kemi tre autorë, mbi poezitë e të cilëve është shkruar muzika.
Shtatë lied-et e para janë me poezi të H. Ludwig Rellstab, gjashtë të tjerët janë me tekst të Heinrich Heine dhe i fundit me tekst të Johann Gabriel Seidl.
Ky cikël është një testament muzikor i mjeshtërisë së Schubertit. Ai përmbledh thellësinë emocionale dhe bukurinë melodike që e bën Schubertin një nga kompozitorët më të rëndësishëm të muzikës vokale romantike.
Stili është tipik romantik, me melodi të ndjera dhe linja vokale të fuqishme emocionalisht.
Pianoja ka rol të rëndësishëm dhe shpesh pasqyron gjendjen shpirtërore të tekstit.
Temat variojnë nga dashuria, vetmia, dëshpërimi, malli dhe vdekja.

Skenë, TKOB