Një thesar i shekujve të hershëm po merr jetë të re!
Me ndërhyrjen e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, vijojnë punimet intensive për restaurimin e Kishës së Shpërfytyrimit në fshatin Herbel, një nga kishat më të vjetra monument kulture në Shqipëri, që daton në shek. XI-XII.
Ringritja e kambanores dhe hajatit të jashtëm, restaurimi i çatisë, konsolidimi i muraturës, pastrimi i fasadës, si dhe punimet e brendshme do ta kthejnë këtë vend kulti në një nga perlat e trashëgimisë sonë.
Një vepër e vyer e arkitekturës bizantine po i rikthehet komunitetit dhe historisë sonë kombëtare.
