Kërko

Kalaja e Lezhës, ka përfituar nga paketa e rindërtimit pas tërmetit përmes programit EU4Culture të financuar nga BE, në bashkëpunim me UNOPS Albania.

Një tjetër thesar i historisë dhe trashëgimisë sonë kulturore, Kalaja e Lezhës, ka përfituar nga paketa e rindërtimit pas tërmetit përmes programit EU4Culture të financuar nga BE, në bashkëpunim me UNOPS Albania.

Projekti i quajtur “Stabilizim emergjent i murit verior të Kalasë së Lezhës” mundësoi:

Sigurimin dhe mbrojtjen e strukturave historike.

Konservimin arkitektonik të monumentit.

Rikthimin e territorit në gjendjen e tij origjinale.

Muret perimetrale të kalasë kanë rilindur me një pamje të përmirësuar dhe të qëndrueshme, duke nxjerrë në pah çdo vlerë dhe fazë historike të këtij monumenti unik.

Kalaja e Lezhës, tashmë jo vetëm një simbol historie, por edhe një shembull i përkushtimit për ruajtjen e trashëgimisë kulturore!