Kërko
pexels-photo-11344774

KALAJA E GJIROKASTRËS

Kalaja e Gjirokastrës e cila gjendet 336 m mbi nivelin e detit është ndërtuar gjatë viteve ‘300. Kalaja e cila mban emrin e princeshës Argjiro është e ndërtuar e gjitha në gur. Kalaja ka marrë emrin e Argjirosë e cila për ti shpëtuar pushtuesve osman u hodh nga ora e kalasë.

Në kala sapo hyni mund të shikoni galerinë e topave të cilët janë mbledhur ndër vite gjatë luftrave të ndryshme.Brenda kalasë ndodhet gjithashtu “Muzeu i Armëve” në të cilit mund të shihen të gjitha armët që janë përdorur gjatë luftës si dhe burgjet ku akoma mund të shihen mbishkrimet e të burgosurve. Një tjetër muze i cili i është shtuar kalasë është muzeu i “Gjin Zenebishtës” ku mund të gjendet historiku i qytetit të Gjirokastrës.

Një tjetër detaj shumë interesant i kalasë është avioni i cili besohet të ketë qenë avion i spiunëve. Ky avion gjendet në kala që prej vitit 1969. Detaji më interesant i kalasë do të ishte gjithashtu skena në të cilën që prej viteve 1980 është zhvilluar Festivali Folklorik Kombëtar. Ky është një festival i cili mbahet cdo 4 vite dhe mbledh në qytetin e Gjirokastrës grupe të isopolifonisë nga cdo krahinë e Shqipërisë.

Adresa:Rruga Elvia Celebi, Gjirokastër

Adresa:Rruga Elvia Celebi, Gjirokastër

Tarifat e Biletave:
  • Biletë për turistët vendas dhe të huaj: 300 lekë;
  • Biletë grup +12: 300 lekë;
  • Nxënës dhe Studentë: 120 lekë;
  • Fëmijë deri 12 vjeç: Hyrja falas;
  • E diela e fundit e muajit: Hyrja falas:
  • Invalidë dhe Pensionistë: 150 lekë.
Oraret e Vizitueshmërisë:
  • Periudha Tetor – Prill: E Martë – Shtunë 09:00 -16:00; E Dielë 09:00 -14:00
  • Periudha Maj – Shtator: E Hënë – e Dielë 09:00 -19:00