Kërko

Instituti Kombëtar i Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore

Instituti Kombëtar i Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore (IKRTK) është institucioni publik që vepron në varësi të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, me mision regjistrimin, dokumentimin dhe përditësimin e pasurive kulturore të Shqipërisë.

Instituti kujdeset për:

  • Regjistrimin e pasurive kulturore materiale dhe jomateriale, publike dhe private.
  • Krijimin dhe administrimin e Regjistrit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore.
  • Lëshimin e kartelave dhe certifikatave për pasuritë e regjistruara.
  • Bashkëpunimin kombëtar e ndërkombëtar për mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë.

Që nga krijimi i tij si Qendra Kombëtare e Inventarizimit të Pasurive Kulturore në vitin 1995 dhe transformimi në IKRTK në vitin 2018, institucioni ka dokumentuar mijëra pasuri kulturore, duke ndihmuar në ruajtjen dhe promovimin e identitetit dhe vlerave shqiptare.

Adresa: Rruga: “Aleksandër Moisiu”, ish Kinostudio “Shqiperia e Re”, Tiranë