Ministri Blendi Gonxhja së bashku me Kryetarin e Bashkisë Shkodër, z. Benet Beci, inspektuan nga afër ecurinë e punimeve për rikonstruksionin e rrugëve në lagjen Fermentim, një nga zonat më të mëdha informale në Shkodër.
– 3.2 km rrugë të rikonstruktuara
– 115 familje përfituese direkt
– 1000+ banorë përfitues indirekt
Falë programit të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit për përmirësimin e infrastrukturës në zonat informale, kjo lagje po transformohet me rrugë të reja, kanalizime të rregulluara dhe ndriçim publik.
