Kërko

Foleza

Në kuadër të projektit Art në Hapësira Publike, u realizua vepra e artit “Foleza”, e vendosur në mbikalimi Plepa, Durrës, përballë Tropikal, me koordinata N41°17’33.7″ E 19°30’35.3Z, me menaxhues projekti Dhiamandi Studio – Vasiil Dhiamandi i cili është dhe artisti fitues. Kjo vepër arti është e punuar me dorë me rrjetë dhe suva/terrakotë, duke ndjekur teknikat e arkitekturës popullore, më një vlerë financiare prej 15,966,634.30 Lekë.

Vepra e artit “Foleza” është në përputhje me filozofinë e përdorimit të materialeve të qendrueshme dhe ndërveprimin midis zogjve dhe mjedisit. Ndërtimi i folesë është frymëzuar nga teknika e lashtë e arkitekturës popullore, ku pjesa e saj është e papërshkrueshme nga uji dhe 100% e biodegradueshme. Ideja e këtij instalacioni shkon përtej funksionit të tij artistik, ku proçeset e natyrës janë frymëzimi kryesor: kjo vepër të manifestojë sjellje ekologjike.

Vepra e artit ndahet nga tre elementë: struktura vertikale e çelikut/metalike: grupet e folezave të punuara me dorë e të bëra me rezinë. Si formë, foleja është organike dhe natyrale ndaj hapsirës së ngurtë urbane, krijuar një lidhje me një peisazh.