Kërko

Finalet e Kampionatit Kombëtar  Meshkuj,  Femra & Seniore 

Gjirokastra çel Festivalin e Shahut 2025

📍Qyteti i gurtë është kthyer këtë javë, në qendrën mbarëkombëtare të shahut. Festivali i Shahut Gjirokastra 2025, – një ngjarje që po bashkon shahistë nga Shqipëria, Kosova dhe vende të tjera të rajonit – organizohet nga Federata Shqiptare e Shahut

dhe përfshin një seri kampionatesh në shah, si:

➡️Kampionatin Kombëtar Ekipor Open (meshkuj) — 16–21 nëntor

Federata Shqiptare e Shahut

➡️Kampionatin Kombëtar Ekipor për Femra — po ashtu, 16–21 nëntor.

➡️Kampionatin Mbarëkombëtar Blitz — 22 nëntor.

➡️Kampionatin Mbarëkombëtar Rapid — 23 nëntor.

📍Në Festivalin e Shahut Gjirokastra 2025, marrin pjesë rreth 200 shahistë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.

Janë të përfshirë sportistë të moshave të ndryshme — nga fëmijët deri te grupet më të rritura.

📍Po ashtu, gjatë ditëve të garave do të zhvillohet një konkurs për nxënësit e shkollave të Gjirokastrës, që nxit përfshirjen e brezave të rinj në shah.

🔴Një tjetër moment i veçantë është simultania, ku mjeshtrit e mëdhenj të shahut do të luajnë me njëkohësisht, me lojtarë të ndryshëm, – një nismë, që sjell më afër komunitetin dhe talentet e reja.

🇦🇱🇦🇱🇦🇱FSHSH ka ftuar në këtë zinxhir kampionatesh edhe federatat e shahut nga Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, kryesisht për turnetë Rapid dhe Blitz.

Mos e humbisni këtë ngjarje të veçantë, që do të bëjë Gjirokastrën edhe më të gjallë dhe të paharrueshme!

🔥Mos i humbisni garat:

👉Renditja aktuale, për Kampionatin Ekipor:

“Teuta”

“Butrinti”

“Tirana”

“Flamurtari”

“Partizani”

“Luftëtari”

“Vllaznia”

“Kukësi”

🔴Dy ekipet e fundit, “Vllaznia” dhe “Kukësi “erdhën në Superligën në Gjirokastër, pas klasifikimit në Kampionatin Ekipor, që u zhvillua në Durrës, në muajin shtator.

👉Renditja aktuale, për Kampionatin Ekipor Femrat:

“Tirana”

“Teuta”

“Butrinti”

“Gjirokastra”

🔴Ndërsa vlen për t’u theksuar, se për të dytin vit radhazi vjen Ekipori për Femrat, që startoi një vit më parë, në Festivalin e Shahut Vlora 2024, si një nxitje dhe inkurajim për pjesëmarrjen e gruas në shah.

Rezultatet 👇

Kampionati Kombëtar Ekipor 2025: https://s2.chess-results.com/tnr1296547.aspx?lan=1&SNode=S0

Kampionati Kombëtar Ekipor Femrat 2025: https://s3.chess-results.com/tnr1296548.aspx?lan=1&SNode=S0