Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit mori pjesë në takimin e radhës të Komitetit Drejtues të EU4Culture, ku kryesisht diskutimet u fokusuan mbi:
- Ecurinë e punimeve në Muzeun Historik Kombëtar;
- Hapjen për publikun të Hamamit të Durrësit;
- Përfundimin e punimeve në Kalanë e Bashtovës – një hap i rëndësishëm drejt aktivizimit të potencialit të saj kulturor e turistik;
- Riorganizimin e Muzeut Arkeologjik të Durrësit dhe procesin e muzealizimit;
- Koordinimin e një kalendari të përbashkët eventesh kulturore në sitet përfituese të projektit.
Në qendër të vëmendjes mbetet përfundimi në kohë dhe me cilësi i ndërhyrjeve në objektet kulturore, në bashkëpunim të ngushtë me të gjithë aktorët përfshirë Delegacionin e BE-së dhe UNOPS.
Vlerësimi i këtyre hapësirave si qendra kreativiteti dhe lidhjeje me komunitetin do të mbetet prioritet për Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit në vijim.
