Kërko

Ekspozitë me libra dhe botime religjoze

Muzeu Kombëtar I Artit Mesjetar, në kuadër të Ditëve Europiane të Trashëgimisë Kulturore organizon ekspozitën me libra dhe botime religjoze, pjesë e fondit muzeal të MKAM. Koleksioni I botimeve religjoze, dikur pjesë e kishave dhe katedraleve, do të ekspozohen për herë të parë në hapësirat e MKAM. Gjithashtu ekspozohet për herë të parë dhe Ungjill I dhuruar nga Familja Bratko për MKAM, I përket vitit 1877 dhe është në dy gjuhë, Shqip dhe Greqisht.

29 Shtator, ora 18:oo tek Muzeu Kombetar I Artit Mesjetar Korçë.