E Drejta e Autorit mbron krijimet origjinale sapo ato marrin një formë të prekshme të shprehjes, si psh.: piktura, fotografi, ilustrime, kompozime muzikore, regjistrime zanore, programe kompjuterike, libra, poema, postime në blog, filma, vepra arkitekturore, shfaqje dhe shumë më tepër.
Qëllimi i saj është të nxisë krijimtarinë dhe të sigurojë që autorët të shpërblehen për punën e tyre, duke pasuruar kulturën dhe mbështetur krijuesit.
Përveç të drejtës së autorit, ligji njeh edhe të drejtat e lidhura, që u takojnë atyre që ndihmojnë ta sjellin një vepër te publiku, edhe pse nuk janë autorë të saj. Këto të drejta i kanë:
Këto të drejta funksionojnë më vete, por edhe në kombinim me të drejtën e autorit.
Mbrojtja ligjore fillon në momentin kur vepra krijohet, pra kjo është një mbrojtje automatike që shtrihet për të gjitha veprat e së drejtës së autorit që në momentin e materializimit. Në këtë mënyrë nuk është e detyrueshme një proces regjistrimi për të mbrojtur të drejtën e autorit, por një regjistrim i tillë mund të vlejë në rastet e të provuarit të autorësisë së veprës.
Krijuesit/autorët të çdo krijimi intelektual origjinal në fushën e letërsisë, artit dhe shkencës, të cilët dëshirojnë të aplikojnë në procedurën e regjistrimit vullnetar për veprën e tyre pranë Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, duhet të ndjekin procedurën e aplikimit vetëm nëpërmjet portalit e-albania.
