Kërko

Drejtori i Ri i Përgjithshëm i Qendrës Kombëtare të Biznesit

Sokol Bardhi, i cili ka udhëhequr zhvillimin e politikave për inovacionin dhe teknologjinë në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, tashmë merr drejtimin e Qendrës Kombëtare të Biznesit si Drejtor i Përgjithshëm.

Me një formim të fortë akademik dhe përvojë në transformimin dixhital, ai do të vijojë kontributin e tij në lehtësimin dhe modernizimin e shërbimeve për bizneset në Shqipëri.

Z. Bardhi u prezantua në detyrën e re nga Znj. Blerta Rama, Zv/Ministre e MEKI.

I urojmë suksese në këtë rrugëtim të ri!