Kërko

“Dita Ndërkombëtare e Turizmit”

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Turizmit, DRTK Korçë do të realizojë një guidë turistike për vizitorët vendas apo të huaj, duke i çuar ata në një udhëtim përmes Monumenteve të Kulturës. Guida do të realizohet nga ekspertët dhe personat përgjegjës për guidat në DRTK, të cilët do të ofrojnë informacion të detajuar mbi historinë, kulturën dhe rëndësinë e këtyre monumenteve të trashëgimisë kulturore. Ky aktivitet ka për qëllim promovimin e vlerave të pasur kulturore të rajonit, duke ofruar mundësinë për të mësuar dhe zbuluar më shumë rreth këtij trashëgimie të çmuar, ndërkohë që thekson rëndësinë e ruajtjes dhe zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm në lidhje me objektet e trashëgimisë kulturore.

27 Shtator, Ora 10:00 në monumentet e Qarkut Korcë.