Kërko

Dita e Themelimit të GKA 11 Janar 1954“GKA një histori që vazhdon”

9 Janar, Ora 11:00

Qëllimi i aktivitetit:
Të festojë historinë e GKA-së, rolin e saj në ruajtjen dhe promovimin e artit, si dhe lidhjen mes brezave përmes krijimtarisë artistike.

Përshkrimi i aktivitetit:
Aktiviteti konceptohet si një ditë e hapur artistike, ku publiku, fëmijët bëhen pjesë e historisë së GKA-së përmes artit dhe ndërveprimit.

Punëtori artistike:

“GKA në sytë e mi”

  • Vizatim / pikturë
  • Fëmijët shprehin si e imagjinojnë GKA-në sot dhe në të ardhmen
  • Elementë: godina, veprat e artit, njerëzit, ngjyrat, kujtesa.

Këndi i kujtesës:

  • Ekspozim fotografish arkivore (themelimi, ekspozita, artistë)
  • Tekste të shkurtra shpjeguese
  • Do të shoqërohet me rrëfime të shkurtra nga stafi

    Kohëzgjatja:2 orë
    Pjesëmarrësit: Fëmijë nga institucion arsimor

Instalacioni Reja, Galeria Kombëtare e Arteve