Kërko

Dasma Gjirokastrite sipas veprës “Sa u tunt jeta” nga Musine Kokalari

Synon krijimin dhe realizimin e një shfaqjeje kulturore-artistike që rikthen dhe promovon ritualet tradicionale të dasmës gjirokastrite, të dokumentuara në veprën etnografike dhe letrare të Musine Kokalarit. Qëllimi i projektit është ruajtja, promovimi dhe transmetimi i trashëgimisë kulturore jomateriale përmes një formati skenik bashkëkohor dhe të aksesueshëm për publikun vendas dhe turistët e huaj. Projekti adreson rrezikun e humbjes së zakoneve tradicionale për shkak të transformimeve sociale dhe mungesës së formave të qëndrueshme prezantimi kulturor. Ai kontribuon në forcimin e identitetit kulturor lokal dhe në pasurimin e ofertës kulturore dhe turistike të qytetit të Gjirokastrës. Objektivat kryesore përfshijnë realizimin e një shfaqjeje të strukturuar mbi ritualet e dasmës, rritjen e ndërgjegjësimit publik për trashëgiminë kulturore jomateriale dhe angazhimin e artistëve, valltarëve, muzikantëve dhe grupeve folklorike lokale dhe kombëtare. Projekti parashikon organizimin e tre shfaqjeve publike me rreth 300–360 përfitues të drejtpërdrejtë. Grupet e synuara përfshijnë komunitetin lokal, turistët, artistët folklorikë, si dhe fëmijët dhe të rinjtë. Misioni dhe vizioni i nismës janë promovimi i trashëgimisë kulturore dhe pozicionimi si një aktor i rëndësishëm në zhvillimin e turizmit kulturor dhe industrisë kreative në Shqipëri.

Kinemaja e qytetit, Gjirokastër
12 – 13 Qershor, Ora 19:00