Creative Europe
Evropa Krijuese është program i Komisionit Evropian i krijuar për të mbështetur diversitetin kulturor dhe për të nxitur konkurrencën e sektorëve kulturorë dhe krijues. Me një buxhet total prej 2.4 miliardë eurosh, programi përgjatë viteve 2021-2027, përpiqet të kontribuojë në rimëkëmbjen e sektorëve kulturorë dhe krijues; duke përforcuar përpjekjet e tyre për t’u bërë më digjital, më miqësorë me mjedisin.
Për vitet në vijim, Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit është duke implementuar Programin “Creative Europe”, i cili parashikon te mbështesë artistë, profesionistë kulturorë dhe audiovizualë, si dhe organizata publike dhe private, që ushtrojnë aktivitetin e tyre në fushën e arteve skenike, arteve të bukura, botimit, filmit, televizionit, muzikës, arteve ndërdisiplinore, trashëgimisë dhe industrisë së video-lojërave.
