Më 29 gusht, ejani dhe dëshmoni transformimin e Kalase së Bashtovës, dikur një sit historik i braktisur, sot e rikthyer në jetë dhe gati për të mirëpritur vizitorët, falë mbështetjes së Bashkimit Evropian nëpërmjet programit #EU4Culture, zbatuar nga UNOPS.
Bashkohuni me ne në një aktivitet të hapur për publikun që sjell historinë në jetë me mure të restauruara, një qendër të re vizitorësh dhe një eksperiencë multimediale që lidh të shkuarën me të tashmen.
Kjo nuk është thjesht një festë, është fillimi i një kapitulli të ri për një nga monumentet më të veçanta të trashëgimisë kulturore në Shqipëri.
29 gusht
Kalaja e Bashtovës, Rrogozhinë
Eventi nis në orën 18:00
Mirë u takofshim!
