Kërko

Bonusi i Pranverës nga 1 Marsi 2025

Bonusi i Pranverës nga 1 Marsi 2025 – Tjetër Premtim i Mbajtur nga Qeveria Shqiptare

Duke filluar nga data 3 Mars, të gjithë pensionistët mund ta tërheqin bonusin e tyre pranë çdo pike të Postës Shqiptare dhe Bankave të Nivelit të Dytë.

Përfitojnë 730,430 pensionistë!

10,000 lekë bonus për pensionet bazë deri në 20,000 lekë

5,000 lekë bonus për pensionet mbi 20,000 lekë

Bonusi mund të tërhiqet deri më 30 Shtator 2025!

Ndërkohë për të gjithë pensionistët që nuk kanë tërhequr ende Bonusin e Fundvitit, mund ta tërheqin atë deri më 30 Qershor 2025.