Kërko

“Bike Fest Tirana 5″Program kulturor dhe edukativ mbi hapësirën publike urbane

Projekti është një iniciativë e konsoliduar kulturore dhe edukative komunitare, e cila synon të forcojë lidhjen mes kulturës urbane, edukimit qytetar mbi hapësirën urbane dhe përdorimit të biçikletës si pjesë integrale e jetës publike në Tiranë. Qëllimi i projektit është të kontribuojë në zhvillimin e kulturor dhe edukativ të komunitetit përmes një formati festiv që ndërthur artin, edukimin, muzikën dhe ekonominë lokale të biçikletës. Aktiviteti përfshin edhe një event pasues mbi prezantimin e libirit të autores Melissa Bruntlett, ku Tirana trajtohet si rast studimor në një nga kapitujt, duke i dhënë projektit një dimension ndërkombëtar reflektues. Bike Fest Tirana 5 është vlerësuar ndërkombëtarisht si një iniciativë e rëndësishme për Shqipërinë nga Komisioni Europian.

Oborri i Hotelit Rogner, Tiranë
10 Qershor, Ora 18:00 – 21:00