Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit
Është një institucion buxhetor, i rëndësisë së veçantë në varësi të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, i cili kujdeset për trashëgiminë filmike si pjesë të pasurisë kulturore kombëtare.
Misioni i AQSHF-së është ruajtja dhe mirëmbajtja, digjitalizimi dhe restaurimi, katalogimi, përpunimi dhe vënia në dispozicion e fondeve filmike dhe fondeve të tjera artistike të lidhura me kinematografinë shqiptare, përhapja e kulturës filmike duke promovuar brenda dhe jashtë vendit filmat dhe artefaktet nga koleksionet artistike të cilat vijnë duke u pasuruar.
Pranë AQSHF-së funksionon kinemaja @KINOjonë, me 80 vende, ku çdokush mund të rezervojë një shfaqje filmi.
AQSHF është anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Arkivave të Filmit (FIAF) dhe e rrjeteve të tjera profesionale europiane dhe ndërkombëtare.
Video: Kliko këtu

Web: www.aqshf.gov.al
E-mail: [email protected]
Adresa: Rruga “Aleksandër Moisiu”, Nr 76/1, Tiranë
Tarifat e hyrjes për përdorim të ambienteve:
Tarifat e biletës @KINOjonë: pa pagesë.
Shërbimet e vënies në dispozicion të materialeve arkivore dhe tarifat përkatëse: Kliko këtu
Oraret e Vizitueshmërisë:
E hënë – e Premte: 10:00 – 15:00;