“Në kuadër të festimit të Ditës së Muzikës, Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor sjell një aktivitet unik dhe frymëzues në Sheshi Skënderbej.
Një piano e vendosur në zemër të sheshit do të kthehet në simbolin e muzikës dhe të bashkimit artistik, duke ftuar çdo kalimtar të ndalojë për pak çaste ritmin e përditshëm të jetës dhe t’i dedikojë kohë artit dhe emocioneve që sjell muzika.
Përgjatë gjithë ditës, artistët e TKOB-së do të interpretojnë pjesë të ndryshme muzikore, duke bashkuar në një skenë të hapur muzikën, këngën dhe artet performuese. Ky aktivitet synon të krijojë një atmosferë të gjallë kulturore, ku publiku bëhet pjesë e drejtpërdrejtë e përjetimit artistik.
“Dita e Muzikës” është një festë për tingullin, emocionin dhe fuqinë që muzika ka për të bashkuar njerëzit.”
TKOBAP
21 Qershor, Gjate gjithe dites