Kërko
afe4ffbc-5df5-48d0-8d4d-3eace11db2a2

MUZEU KOMBËTAR I ARTEVE TË BUKURA

Muzeu i ardhshëm Kombëtar i Arteve të Bukura do të ofrojë hapësira më të gjera për ekspozita, kushte të avancuara për ruajtjen e veprave, laborator modern restaurimi dhe teknologji sipas standardeve ndërkombëtare, duke mirëpritur vizitorë, kuratorë dhe artistë nga e gjithë bota.

Projekti përfshin gjithashtu përmirësime në aksesueshmëri me dy hyrje të reja, sistem sigurie të avancuar, shkallë emergjence dhe sisteme klimatizimi (HVAC) për ruajtjen e veprave në kushte optimale. Ky transformim synon të shndërrojë muzeun në një qendër moderne arti dhe kulture në Shqipëri.

Rikonstruksioni i muzeut nisi në fund të vitit 2021, pas dëmtimeve të shkaktuara nga tërmeti i fortë i nëntorit 2019, duke e vendosur në qendër të rinovimit të infrastrukturës kulturore në Tiranë.