
📍 Edukimi përmes këngës polifonike dhe valles karakteristike Gjirokastrite të brezit të ri
📆 30 Maj 2025, Gjirokastër
⏰ 19:00
Edukimi i brezit të ri përmes këngës polifonike, nën drejtimin artistik të “Mjeshtrit të Madh” Roland Çenko, solli në sheshin “Çerçiz Topulli” takimin e polifonisë, një mbrëmje emocionesh, tradite dhe krenarie kombëtare, me pjesëmarrjen e të rinjve, grupeve polifonike dhe artistëve të apasionuar.
Ky projekt i mbështetur nga MEKI mblodhi në skenën e hapur grupe polifonike nga trevat e ndryshme të vendit, duke krijuar një mozaik të gjallë të traditave vokale, këngëve isopolifonike dhe valles popullore shqiptare.
