Referuar ligjit nr. 27/2018 “Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë”, VKM nr. 531, datë 28.8.2019 “Për funksionimin dhe mënyrën e zhvillimit të veprimtarisë së QENDRËS Muzeore Berat”, Urdhrit të Kryeministrit nr. 133, datë 21.10.2019 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës të Qendrës Muzeore Berat”, si ligjit Nr. 7961, datët 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Qendra Muzeore Berat, shpall konkursin për pozicionin :
Biletashitëse/Punëtor mirëmbajtje
Kategoria e pagës III
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
- Mban pastër mjedisin dhe fondin e eksponateve në sallat e ngarkuar për vëzhgim dhe hapesiren ne oborrin e muzeut.
- Ka në ngarkim objektet e koleksionit (se bashku me specialistet) dhe pajisjet e linjës ne sallat e muzeut dhe mban përgjegjësi të plotë për çdo dëmtim të veprave dhe objekteve ne te.
- Pajis me bileta vizitorët dhe nuk lejon hyrjen e vizitorëve në ambientet e Muzeut, me çanta, çadra, kafshe foto-aparate, etj si dhe nuk lejon kryerjen e fotografimeve e filmimeve per qellime studimi pa lejet perkatese.
- Mban librin e frekuentimit të muzeut dhe mban evidenca te rregullta për numrin e vizitorëve çdo ditë, (të huaj dhe vendas) dhe i raporton Përgj/Sek. të muzeut përkatës.
- Orienton dhe të sistemon në ambientin pritës të muzeut, grupet apo vizitorët e ndryshëm turistike në raste se sallat e muzeut janë të zëna me vizitorë. Jep një ndihmë orientuese për vizitorët dhe kur ata kanë nevoja kërkojnë orientime të specifikuara personale.
- Përgjigjet për higjenën e brendshme dhe te jashtme të institucionit. Kryen pastrimin dhe ambienteve te punes para hapjes dhe mbas mbylljes se muzeut.
- Përgjigjet për ruajtjen dhe mbrojtjen e aktiveve (të fondit të të gjitha objekteve të inventarizuara të muzeut) dhe të dokumentacionit të njësisë kundrejt humbjeve, vjedhjeve, keqpërdorimit dhe përdorimit të paautorizuar.
- Kryen të gjitha detyrat e deleguara me urdhër të titullarit.
KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT
- Të ketë diplomë të shkolles se mesme.
- Të ketë përvojë pune në mardhenie me publikun.
- Certifikimet dhe kualifikimet profesionale përbëjnë përparësi.
- Të zotërojë gjuhën angleze, gjuha e dytë e huaj përbën përparësi.
- Të ketë njohuri të mira për kuadrin ligjor të administratës publike.
- Të ketë aftësi të mira komunikuese, të bashkëpunimit dhe të punës në grup.
- Të jetë i/e disponueshëm të punojë jashtë orarit zyrtar të punës, në varësi të aktiviteteve.
DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT:
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentacionin si më poshtë:
- Letër interesi për pozicionin;
- Fotokopje të dokumentit të identifikimit;
- Jetëshkrim i aplikantit (CV);
- Fotokopje të noterizuar të diplomës se shkolles se mesme dhe listës së notave .
- Fotokopje të noterizuar të Librezës së Punës (në të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Vëtëdeklarim të gjendjes gjyqësore ose dëshmi penaliteti;
- Çdo dokumet tjetër që vërteton trajnime apo kualifikime në funksion të pozicionit të punës.
- Numër kontakti dhe adresë e-mail-i.
- Dokumentacioni duhet të dorëzohet me postë apo drejtpërsëdrejti në protokollin e Qendrës Muzeore Berat brenda datës 16 korrik 2025.
FAZA E VERIFIKIMIT DHE PROCEDURA SI DO ZHVILLOHET INTERVISTA
Konkurrimi të zhvillohet në 1 (një) fazë:
- Verifikimi paraprak, i cili ka për qëllim të verifikojë nëse kandidatët plotësojnë kërkesat e përgjithshme dhe ato të veçanta, të përcaktuara në shpalljen për konkurrim.
Mosparaqitja e plotë e dokumentacionit të sipërcituar brënda afatit të përcaktuar në shpallje, sjell skualifikimin e kandidatit. Përzgjedhja e kandidatëve fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe intervista të drejtpërdrejta.
Për sqarime të mëtejshme mund të kontaktoni në adresën elektronike të Qendrës Muzeore Berat: [email protected].
