Kërko

Biblioteka “Qemal Baholli” në Elbasan, një institucion me vlera të jashtëzakonshme kulturore dhe studimore, që mirëpret çdo ditë lexues të të gjitha moshave.

Me mbi 200,000 koleksione bibliotekare, duke përfshirë libra, periodikë, harta dhe materiale digjitale, kjo bibliotekë është një thesar i çmuar i trashëgimisë kulturore. Për të ruajtur këtë pasuri dhe për ta zhvilluar më tej, është e domosdoshme ndërhyrja për restaurimin e godinës dhe krijimin e një qendre të re multifunksionale, ku komuniteti mund të ketë më shumë hapësira për studim, kreativitet dhe aktivitete kulturore.

Së bashku me Kryetarin e Bashkisë së Elbasanit, me Ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor dhe drejtuesit e AADF, u diskutuan mundësinë e transformimit që do t’i japë bibliotekës një frymë të re, duke ruajtur historinë e saj!