Kërko

“Tirana Training Center” – Një Epokë e Re për industrinë e Kinematografisë Shqiptare!

Në prezencën e Kryeministrit, z. Edi Rama, nisim bashkëpunimin me një nga programet më transformuese për edukimin profesional mbi kinemanë dhe ekraninin – Tirana Training Center, me Catalyst Story Institute!

Kjo qendër do të shërbejë si katalizator për zhvillimin e kinematografisë në Shqipëri, duke ofruar:

– Trajnime profesionale për deri në 400 studentë njëkohësisht, në fusha si aktrimi, regjia, animacioni, prodhimi, shkrim skenaresh dhe më shumë.

– Një urë lidhëse mes industrisë krijuese dhe tregut ndërkombëtar, me pjesëmarrjen e profesionistëve nga HBO, Netflix, WarnerBros, Paramount, Disney dhe të tjerë.

– Një mundësi për ta pozicionuar Shqipërinë në qendër të hartës rajonale të industrisë kreative dhe prodhuese, me potencial të madh për përfitime ekonomike, sociale e kulturore.

Falenderime të veçanta për Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, për mbështetjen dhe bashkëpunimin në këtë nismë transformuese!