Programi i Punësimit – Thirrja për Punëdhënësit dhe Punëkërkuesit Një program 1 vjeçar i cili synon të përshtasë nevojat e individëve të papunë me kërkesën e punëdhënësit duke i subvencionuar ato. Ja se si funksionon:
- Për të punësuar këta punëkërkues, punëdhënësi subvencionohet me financim deri në 6 paga dhe 12 muaj të kontributeve shoqërore e shëndetësore.
- Për t’ju ardhur në ndihmë personave që kanë vështirësi ky program mendon edhe më shumë, duke ofruar subvencionim për:
▪️shpenzimet e transportit dhe ndjekjen e çerdhes ose kopshtit të fëmijëve në ngarkim. ▪️për personat me aftësi të kufizuar, programi subvencionon edhe përshtatjen e vendit të punës.
- Aplikoni si biznes në e-Albania në shërbimin “Aplikim për programet
e nxitjes së punësimit “
- Aplikoni si punëkërkues në e-Albania në shërbimin “Aplikim si punëkërkues”
Për më shumë informacion, drejtohuni në www.puna.gov.al
