Kërko

Operatori i Blerjeve të Përqendruara vlerësohet pozitivisht në raportin e OECD/SIGMA

Raporti më i fundit i OECD/SIGMA vlerëson progresin e Shqipërisë në fushën e prokurimit publik, duke theksuar se krijimi i Operatorit të Blerjeve të Përqendruara ka përmirësuar ndjeshëm prokurimin e përqendruar.

Ekspertët e raportit theksojnë se Shqipëria ka shënuar arritje të rëndësishme në këtë sektor, duke u pozicionuar si një nga vendet më të avancuara në rajon dhe duke udhëhequr në disa aspekte edhe vendet e Ballkanit Prëndimor.

– Legjislacioni i përmirësuar;

– Strategjitë e reja;

– Ngritja institucionale;

– Zbatimi efikas në praktikë;

Këto elemente kanë ndikuar pozitivisht në modernizimin e sistemit të prokurimit publik, duke rritur efikasitetin, transparencën dhe konkurrencën.