Kërko

AIDA hap thirrjen për mbështetjen financiare të NMVM

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve dhe Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit hapin thirrjen për aplikime për mbështetje financiare me fonde për një nga skemat e mëposhtme:

SKEMA 1: MBËSHTETJE FINANCIARE PËR SHPENZIME KORRENTE

Vlera e financimit deri në 2,500,000 lekë;

Mbulimi i kostove 100%

– SKEMA 2: MBËSHTETJE FINANCIARE PËR SHPENZIME KAPITALE

– PROJEKTE PËR KONKURRUESHMËRINË: Vlera e financimit deri në 1,500,000 lekë; Mbulimi i kostove 100%;

– PROJEKTE PËR ARTIZANATIN: Vlera e financimit deri në 1,000,000 lekë; Mbulimi i kostove 100%.

📧Aplikimi duhet të dorëzohet në rrugë elektronike në adresën [email protected], nënshkruar dhe vulosur nga aplikuesi, original ose kopje e njehsuar me origjinalin në formatin pdf.

Thirrja qëndron e hapur deri më 28 shkurt 2025, ora 14:00.

Për më shumë informacion mbi thirrjen dhe dokumentacionin, vizitoni: https://aida.gov.al/nmvm-eksporte/nmvm/fondet-e-aida-s/