Kërko

Inspektimi i punimeve për rikonstruksionin e rrugëve në lagjen Fermentim, Shkodër

Ministri Blendi Gonxhja së bashku me Kryetarin e Bashkisë Shkodër, z. Benet Beci, inspektuan nga afër ecurinë e punimeve për rikonstruksionin e rrugëve në lagjen Fermentim, një nga zonat më të mëdha informale në Shkodër.

– 3.2 km rrugë të rikonstruktuara

– 115 familje përfituese direkt

– 1000+ banorë përfitues indirekt

Falë programit të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit për përmirësimin e infrastrukturës në zonat informale, kjo lagje po transformohet me rrugë të reja, kanalizime të rregulluara dhe ndriçim publik.