Je në kërkim të një mundësie për të zhvilluar aftësitë profesionale?
Je biznes dhe dëshiron të trajnosh vetë stafin tënd të ri?
Ka një zgjidhje për ju! Programi i Formimit nëpërmjet Punës ofron një mundësi unike për punëkërkuesit e papunë që duan të mësojnë në një mjedis pune dhe për bizneset që synojnë të krijojnë një ekip të trajnuar sipas nevojave të tyre.
Si funksionon?
– Trajnim në ambientet e biznesit për 4 muaj me mbështetje financiare.
– Subvencionim i plotë i pagës minimale për punëkërkuesin e papunë gjatë trajnimit.
– Mbështetje për punëdhënësin: nëse ofron punësim për të paktën 8 muaj pas përfundimit të trajnimit, programi mbulon edhe kontributet shoqërore dhe shëndetësore!
Një mundësi reale për punësim të denjë dhe zhvillim profesional!
Si të aplikoni?
-Për bizneset dhe punëkërkuesit:
Aplikoni lehtësisht në e-Albania:
“Aplikim për programet e nxitjes së punësimit”
“Aplikim për regjistrim si punëkërkues”
Për më shumë informacion, vizitoni www.puna.gov.al
Bashkohuni me këtë mundësi dhe investoni në të aftësimin profesional!
