Në sesionin informues me sektorin privat mbi Reformën e Ligjit nr. 66/2016 “Për Shërbimet” dhe përafrimin me Direktivën e Shërbimeve të BE-së
Reforma është një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit evropian dhe një instrument kyç për përmirësimin e klimës së biznesit në vend, sidomos për uljen e barrës administrative për të bërë biznes në Shqipëri.
Konsultimi me grupet e interesit do të vijojë, si një nga shtyllat më të rëndësishme për një reformë gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme. Bashkëbisedimi me sektorin privat dhe aktorët relevantë është thelbësor për suksesin e këtij procesi.
Falënderim i veçantë për ekspertët e përfshirë dhe bashkëpunimin e ngushtë me partnerët tanë të projektit GIZ SANECA.
