Tregu i punës vijon të shënojë përmirësim në Tremujorin e parë 2025, duke reflektuar rritjen ekonomike dhe efektet pozitive të politikave aktive të punësimit dhe formimit profesional.
Referuar Anketës së Forcave të Punës nga INSTAT:
- Shkalla e punësimit për moshën 15–64 vjeç arriti në 69.5%, me një rritje prej +1.2 pikë %, krahasuar me T1 2024.
- Shkalla e papunësisë për moshën 15+ zbriti në 8.7%, me një ulje prej -0.1 pikë %, krahasuar me T1 2024.
Këto rezultate e bëjnë Shqipërinë të krahasueshme me vendet e Bashkimit Europian, duke rezultuar më pozitivë se Greqia dhe Spanja.
