Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI) ofron mundësinë e mbështetjes financiare për mobilitetin dhe përfaqësimin kombëtar të artistëve. Kjo Thirrje ka si qëllim mbështetjen e artistëve, grupeve të artistëve dhe shoqata kulturore që përfaqësojnë vendin tonë në skena ndërkombëtare. Këto grante ndihmojnë në mbulimin e kostove të udhëtimit, akomodimit dhe pjesëmarrjes në aktivitete të ndryshme artistike, si ekspozita, panaire, festivale, rezidenca apo konferenca.
Kjo Thirrje synon mbështetjen e nismave individuale dhe/apo kolektive për pjesëmarrje në aktivitete kulturore kombëtare dhe ndërkombëtare, me qëllim promovimin e artit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore.
Çfarë parashikon çdo kategori?
Granti për mobilitetin është një risi e Thirrjes 2025, dhe përmes tij mbështeten financiarisht:
Shpenzimet e udhëtimit, transportit
- Akomodimi
- Tarifën për pjesëmarrje në aktivitete ndërkombëtare
- Hapësirat e prezantimit (në raste ekspozitash), etj.
Projekt-propozimet në këtë kategori, duhet të synojnë përfshirjen e komunitetit, veçanërisht rinjtë, të moshuarit, vajzat dhe gratë, personat me aftësi të veçanta, pakicat kombëtare, komunitetin LGBTQIA+, etj.
Prioritetet e kësaj thirrje janë:
- Pjesëmarrje e artistëve shqiptarë në aktivitete ndërkombëtare,
- Promovimi i kulturës dhe artit shqiptar përmes pjesëmarrjes së artistëve shqiptarë në ngjarje kulturore ndërkombëtare.
- Nxitja e partneriteteve ndërkombëtare në fushën e artit, kulturës dhe industrisë kreative
Fondi për Thirrjen “Përfaqësimi Kombëtar dhe Mobiliteti” 2025
Fondi total për mbështetjen e thirrjes “Fondi për Përfaqësimin Kombëtar dhe Mobilitetin” është 20.000.000 (njëzet milion) lekë.
Kush mund të aplikojë në këtë thirrje?
Aplikimi është i hapur për organizata jofitimprurëse (OJF), individët, artistët, personat fizikë që operojnë në fushën e artit dhe krijimtarisë artistike, të regjistruara në Republikën e Shqipërisë.
Kriteret e përgjithshme:
- Të jenë shtetas shqiptarë.
- Të mos ketë financim të dyfishtë në zërat e buxhetit nga donatorë të tjerë.
- Të mos ketë konflikt interesi mes aplikantit dhe institucionit publik. Punonjësit e MEKI-t apo institucioneve në varësi të saj nuk mund të aplikojnë.
- Drejtuesit ekzekutiv të OJF nuk mund të aplikojnë si individë në këtë kategori.
- Aplikanti, nëse projekt-propozimi i tij përzgjidhet, mund të shpallet fitues vetëm 1 herë brenda 1 viti kalendarik.
Karakteristikat e aktiviteteve:
- Ngjarje me rëndësi për shkëmbim kulturor rajonal dhe ndërkombëtar.
- Aktivitete përfaqësuese në një sektor të caktuar të kulturës (p.sh. artet vizuale, folku dhe tradita, letërsia, teatri, shfaqje, etj.).
- Rezidenca kulturore dhe artistike – për të mbështetur praktikën e përbashkët kulturore të atyre që punojnë në arte.
- Pjesëmarrja e artistëve dhe përfaqësuesve të institucioneve kulturore në ngjarje rajonale e ndërkombëtare me rëndesi të veçantë, për të forcuar dhe/ose krijuar partneritete të reja.
Ku dhe kur duhet të dorëzohet paketa e aplikimit?
Aplikimet e plotësuara (me të gjithë dokumentet mbështetëse) duhet të dorëzohen në 1 (një) kopje fizike dhe kopje elektronike te [email protected] me subjekt: Thirrje “Ngjarje Kulturore dhe Krijuese”, të vendosura në një zarf mbi të cilin është shkruar referenca e thirrjes publike, përmes postës zyrtare apo personalisht, gjatë ditëve të punës (e hënë – e premte) gjatë orarit zyrtar:
Adresa: Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI), Rruga “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, Tiranë, Shqipëri
E-mail: [email protected]
Kur do të shpallet lista e fituesve?
Thirrja do të qëndrojë e hapur për dorëzimin e aplikimeve deri në nëntor 2025.
Informacioni përkatës, si dhe një version elektronik i të gjithë paketës së aplikimit mund të merret nga faqja e internetit: www.meki.gov.al
Aplikimet e plotësuara (me të gjithë dokumentet mbështetëse) duhet të dorëzohen në 1 (një) kopje fizike të vendosura në një zarf mbi të cilin është shkruar referenca e thirrjes publike pranë zyrës së protokollit të MEKI, gjatë ditëve të punës (e hënë – e premte) gjatë orarit zyrtar:
Adresa:
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI),
Rruga “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, Tiranë, Shqipëri
dhe kopje elektronike te [email protected] me subjekt: Aplikim për “Fondin e Krijimtarisë”.
Informimi i aplikantëve
Aplikantët e interesuar mund t’i adresojnë përmes adresës [email protected], duke iu referuar thirrjes publike. Pyetjet mund të dërgohen deri në këtë adresë, ndërsa përgjigjet do të jepen me shkrim brenda 5 ditëve pune që nga data e pranimit të pyetjeve përkatëse ose do të botohen në faqen zyrtare të MEKI-t.
Lista e dokumenteve që duhet të shkarkoni dhe të dorëzoni
- Formulari i Aktiviteteve 2025 (Shtojca 4)
- Deklarata e Financimit të Dyfishtë (Shtojca 5)
- Deklarata e Konfliktit të Interesit (Shtojca 6)
- Deklarata e së Drejtës së Autorit (Shtojca 7)
- Ftesë nga organizatorët dhe/ose letër pranimi që konfirmon pjesëmarrje
- Deklarata e bashkëpunimit mes anëtarevë të grupit të artistëve (partneriteti)
Dokumentet e Kërkuara për OJF-të:
- a) Kopje e Statutit/Vendimit të Gjykatës të Organizatës;
- b) Dokumenti i regjistrimit në organin tatimor (NIPT);
- c) CV/portofol i organizatës;
- e) Vërtetim nga Drejtoria e Tatim-Taksave që organizata nuk ka detyrime të pashlyera për sa i përket kontributeve për sigurimet shoqërore, sigurimet shëndetësore dhe tatim-taksat;
- f) Vërtetim nga Prokuroria që administratori/personi përgjegjës nuk është në ndjekje penale dhe vërtetim nga Gjykata që nuk është në gjykim për vepër penale;
- g) Vërtetim i llogarisë bankare të organizatës në ALL (lekë).
- Dokumentet e Kërkuara për Personat Fizik
- a) Kopje e Certifikatës së Regjistrimit dhe Ekstrakt Historik nga QKB;
- b) CV/portofol i aplikantit;
- d) Vërtetim nga Drejtoria e Tatim-Taksave që aplikanti nuk ka detyrime të pashlyera për sa i përket kontributeve për sigurimet shoqërore, sigurimet shëndetësore dhe tatim-taksat;
- e) Vërtetim nga Prokuroria që administratori nuk është në ndjekje penale dhe vërtetim nga Gjykata që nuk është në gjykim për vepër penale;
- f) Vërtetim i llogarisë bankare të aplikantit në ALL (lekë).
- Dokumentet e kërkuara për Individët
- a) CV-të e Individit apo Grupit të Individëve që do të angazhohet në projekt (nëse bëhet fjalë për më shumë se një individ);
- b) Vërtetim i llogarisë bankare të aplikantit në ALL (lekë);
- c) Vërtetimi nga Tatimet që Individi apo Grupi i Individëve nuk është/janë i/të regjistruar në asnjë organ tatimor të Republikës së Shqipërisë;
- d) Vërtetim nga Prokuroria që nuk është në ndjekje penale dhe vërtetim nga Gjykata që nuk është në gjykim për vepër penale;
- e) Fotokopje e Kartës së Identitetit të Individit/ Grupit të Individëve që do të angazhohen në projekt.
Shënim: Me qëllim vlerësimin e projekt–propozimit, dokumentacioni kryesor dhe ai shtesë janë njësoj të vlefshme dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të sipërpërmendura duhet të bëhet në 1 kopje fizike dhe elektronike me email në adresën elektronike të dedikuar për thirrjen pranë MEKI: [email protected]
