Thirrje për Aplikim Projektesh për Qendrën Kombëtare të Kulturës për Fëmijë dhe Teatrin E Kukullave
QKKF dhe TEATRI I KUKULLAVE njofton të gjithë krijuesit për hapjen e procedurës së aplikimit për projekte të reja për periudhën shtator-dhjetor 2024.Të gjithë krijuesit (regjisorët, skenaristët, muzikantët, skenografët/ kostumografët janë të mirëpritur që të sjellin projektet e tyre artistike me specifikat e mëposhtme:
Gjinia: Muzikal me kukulla
Target grupi: Gjithëpërfshirës
Dosja e projektit duhet të përmbajë:
• Skenarin e plotë
• Konceptin regjisorial
• Skicat e shfaqjes
• Skicat e kukullave
• Kostumografia
• Preventivi (i ndarë sipas zërave)
• CV e secilit prej krijuesve
VËMENDJE!- Aplikanti duhet të mbajë përgjegjësi për origjinalitetin e projektit në lidhje me të drejtat e autorit.- Projektet mund të dorëzohen në zarf të mbyllur, si dhe në formë elektronike:
Në adresën: [email protected]
Afatet e dorëzimit të projektit: 26 Gusht – 6 Shtator 2024
Për dorëzimim fizik: nga e hëna në të premte, ora 09:00-14:00 në Qendrën Kombëtare Kulturore të Fëmijëve, Teatri i Kukullave, Rruga “Gëzim Erebara”, Ish-Kinostudio, Tiranë.
