Në kuadër të konkursit ndërkombëtar “Art në Hapësira Publike 2022”, u realizua vepra e artit “Zabel” e vendosur në rreth rrotullimin dalje Koplik, Hani Hotit Shkodër, me koordinata N 42°13’20.2” E 19°25’46.8”, Menaxhues i projekti Sadik Spahija, i është dhe artisti fitues i kësaj vepre. Materialet e përdorura për këtë vepër janë; themelet janë ndërtuar prej betoni, forca të blinduara çeliku, pllaka metalike, çelik i galvanizuar, me një vlerë totale prej 14,491,402.00 Lekë.
Vepra e artit “Zabel” i referohet strukturës së pemëve alpine, duke sugjeruar elemente karakteristike të peizazhit lokal që udhëtari mbart në kujtesën e tij. Përmes transparencës dhe lojës së shumëfishtë dhe delikate me dritën, prodhuar nga përkthimi modular i një Zabeli me bredha, nga ku afrohet një raport poetik komunikimi me publikun. Harmonia e përgjithshme e veprës bazohet në elegancën e shumëfishtë, ritmike, ajrore struktura lineare, të cilat duken më shumë si reflekse të vijave të dritës sesa si vëllimore të betonit. Kjo vepër i përcjell shikuesit një gjendje të lëvizjes ajrore që të kujton fluturimin e zogjve në migrimin e tyre, ose shenjat e lëna nga aeroplanët në qiell gjatë fluturimit të tyre, si dhe transmeton dhe migrimin si një lëvizje jetike.
Gjithashtu kërkon shikuesin të bëhet një me natyrën, ndërsa përshkon hapësirat përreth liqenit. Realizimi i saj të krijon kujtimet fëminore të vizatime me me foletë e zogjve, dashurinë e tyre për botën dhe njerëz që shumëfishojnë ndjeshmëritë artistike të popullsive dhe moshave të ndryshme si pjesë e një tërësie në hapësirë dhe kohë.





