Kërko
489055790_1222511883207687_8006517458485053698_n

MUZEU ETNOGRAFIK I KRUJËS

Muzeu Etnografik i Krujës ndodhet brënda kalasë së Krujës. Ky muzeum është ngritur në shtëpinë e familjes së Toptanve, e cila është një ndërtesë e tipit “çardak” e vitit 1764. Banesa është monument kulture e kategorisë së I-rë. 

Në mjediset e brendshme, si edhe objektet e paraqitura në mjediset e jashtme, jepet një pamje e plotë i zejeve të ushtruara në Krujë dhe në të gjithë Shqipërinë, si edhe i mënyrës së jetesës duke filluar që 300 vjet përpara. Plot 90 për qind e objekteve të këtij muzeu janë origjinale dhe 100% janë funksionale.

Në të gjejmë objekte prej qeramike, druri, guri, hekuri, pambuku, mëndafshi, leshi, qendisma të ndryshme të ekspozuara me finese. Mosha e këtyre objekteve varion nga 60-70 deri ne 500-vjeçare. Muzeu Kombëtar Etnografik i Krujës u përurua më 20 nëntor 1989.

Adresa: Rruga Kala, Krujë 1501, Shqipëri

Tarifat e Biletave:
  • Biletë për turistët vendas dhe të huaj: 600 lekë;
  • Biletë grup +12: 500 lekë.
  • Biletë e reduktuar -50%: 300 lekë;
  • Biletë për fëmijë 12-18 vjeç dhe studentë: 180 lekë;
  • Biletë femijë 0-12 vjeç: Hyrja falas;
  • Biletë individuale Audio Guidë: 700 lekë;
  • Biletë Grupi +12 Audio Guidë: 600 lekë;

 

Oraret e Vizitueshmërisë:
  • Periudha Nëntor – Prill: E Martë – E Shtunë 09:00 -16:00;  Dielë 09:00 -14:00
  • Periudha Maj – Tetor: E Hënë – e Dielë 09:00 -19:00
Kategoritë dhe çmimet e biletave online në www.myticket.al:
  • 500 lekë (Biletë individuale – General Admission – Lekë 500);
  • 400 lekë (Biletë Grupi +12 – Group Ticket +12 – Lekë 400).