Kërko

Galeria Kombëtare e Arteve 

Galeria Kombëtare e Arteve u themelua më 11 janar 1954, në një ndërtesë të vogël dykatëshe në rrugën “Konferenca e Pezës”, me rastin e përvjetorit të 8-të të Shpalljes së Republikës.  por fillimet e saj datojnë  në vitin 1946 me funksionimin  e Pinakotekës së Artit. Nga godina e vogël dykatësshe më 1956, Galeria e Arteve vendoset në Rrugën “Fortuzi”, në godinën 3 katëshe, e cila quhet Galeri e Vjetër.

Më 1974, me rastin e 30 Vjetorit të Çlirimit, bëhet inaugurimi i godinës së re në çeljen e një ekspozite të madhe, pjesa e madhe e veprave mbeten ekspozuara në linjën e Galerisë (galeria nga 230 punime më 1969, ekspozon 340 vetra të rretyh 240 autorëve). Që më 1974 ngrihet zëri i specialistëve që ky institucion të marrë vlerën e rëndësinë e duhur specifike si Galeri Kombëtare.

Në vitin 1979, Galerisë së re i bëhet shtesë arkitektonike një ambient i madh dy katësh me salla ekspozite. Kjo çoi në rritjen e aktivitetit të saj.

Galeria Kombëtare e Arteve është institucion kombëtar muzeor, studimor, e shkencor. Objektivi i saj është koleksionimi, konservimi, studimi dhe promovimi i vlerave të trashëgimisë kombëtare në fushën e arteve pamore. Gjithashtu nëpërmjet ekspozitave të përkohshme GKA fton publikun të njihet dhe ballfaqohet me rryma të rëndësishme të artit pamor nga tradita deri tek metodat bashkohore që aplikohen sot në Shqipëri dhe në botë.  Frymëzimi  dhe edukimi i brezave të rinj për t’u afruar me artet pamore është një pjesë e rëndësishme e  misionit  të kësaj Galerie. Ne duam që çdo kush të ndihet  pjesë e botes së jashtëzakonshme të artit.

Tel. +355 4 222 6033 

Adresa: Rruga “Aleksandër Moisiu”, 76, 1001, Tiranë, Shqipëri

Tarifat e Biletave:

Momentalisht mbyllur, në proçes rikonstruksioni.

Oraret e Vizitueshmërisë:

Momentalisht mbyllur, në proces rikonstruksioni.