Kërko

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit krijuar me vendim Nr. 24, datë 16.01 2029  “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit” është një institucion i varësisë së Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ka mision ndjekjen dhe zbatimin e projekteve në fushën e librit duke synuar  përhapjen e kulturës së leximit në të gjithë vendin, nxitjen e krijimtarisë, forcimin e rolit promovues dhe edukativ të bibliotekave dhe mbështetjen e projekteve për promovimin e letrave shqipe në tregun europian dhe atë botëror. 

QKLL është nismëtare e disa projekteve të rëndësishme , si: “Fondi i Krijimtarisë Letrare për të Rinj”, “Fondi i Krijimtarisë Letrare për Fëmijë”, “Fondi i Përkthimit Letrar nga Gjuha Shqipe në Gjuhë të Tjera”, si dhe organizatore e përvitshme e “Çmimeve Kombëtare të Letërsisë”, “Varg Festival”. QKLL është institucioni që përfaqëson Republikën e Shqipërisë në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Lajpcig të Gjermanisë.

Adresa: Rruga Papa Gjon Pali II, 1005, Tiranë, Shqipëri, 

Kontakt: +355 (0) 68 332 93 56

Tarifat e Biletave:

Nuk është e aplikueshme.

Oraret e Vizitueshmërisë:
  • E hënë – e enjte, ora 8:00 – 16:30; E premte, ora 8:00 – 14:00.

    (QKLL është institucion shtetëror me orientim kulturor, por nuk është për vizita nga publiku.)