Creative Europe
Desk Albania
(2025-2027)
Evropa Krijuese është program i Komisionit Evropian i krijuar për të mbështetur diversitetin kulturor dhe për të nxitur konkurrencën e sektorëve kulturorë dhe krijues. Me një buxhet total prej 2.4 miliardë eurosh, programi përgjatë viteve 2021-2027, përpiqet të kontribuojë në rimëkëmbjen e sektorëve kulturorë dhe krijues; duke përforcuar përpjekjet e tyre për t’u bërë më digjital, më miqësorë me mjedisin.
Për vitet në vijim, Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit është duke implementuar Programin “Creative Europe”, i cili parashikon te mbështesë artistë, profesionistë kulturorë dhe audiovizualë, si dhe organizata publike dhe private, që ushtrojnë aktivitetin e tyre në fushën e arteve skenike, arteve të bukura, botimit, filmit, televizionit, muzikës, arteve ndërdisiplinore, trashëgimisë dhe industrisë së video-lojërave.
Programi “Evropa Krijuese” është i ndarë në dy sektorë: Kultura dhe Media dhe mbështetet nga sektori Ndërsektorial.
Sektori Kulturor
Sektori Kulturor mbështet një gamë të gjerë sektorësh kulturorë dhe krijues dhe inkurajon bashkëpunimin dhe shkëmbimet ndërmjet organizatave kulturore dhe artistëve. Sektorët përfshijnë: arkitekturën, trashëgiminë kulturore, dizajnin, letërsinë dhe botimin, muzikën dhe artet skenike.
Sektori i Medias
Sektori i Medias mbështet industrinë evropiane të filmit dhe atë audiovizive për të zhvilluar, shpërndarë dhe promovuar veprat evropiane. Përveç kësaj, ai inkurajon bashkëpunimin në të gjithë zinxhirin e promovimit të industrisë audiovizive.
Sektori Ndërsektorial
Sektori Ndërsektorial lehtëson bashkëpunimin ndërmjet sektorëve të ndryshëm kulturorë dhe krijues për t’i ndihmuar ata të adresojnë sfidat e përbashkëta dhe të gjejnë zgjidhje novatore, ndërkohë që mbështet bashkëpunimin ndërsektorial të politikave ndërkombëtare.
Aktivitete
Sesioni i mentorimit për aplikimet në programet e Creative Europe
Sesioni informues mbi thirrjen “Culture Moves Europe” në Europe House
Sesioni i informimit mbi thirrjen “TV and Online Content”!
Sesioni i informimit mbi thirrjen ndërsektoriale “Creative Innovation Lab” të hapur nga programi Creative Europe
Sesioni i informimit mbi thirrjet e hapura nga programi Creative Europe, i cili këtë herë vjen në Korçë!
Sesioni i informimit mbi thirrjet e Media Strand të hapura nga programi Creative Europe
Sesion informues mbi thirrjet Culture Strand të hapura nga programi Creative Europe, i cili këtë herë vjen në Shkodër
Info Sesioni mbi thirrjet Culture Strand të hapura nga programi Creative Europe
Sesion Informues për Media Strand
