“Bonusi i rijetëzimit”, pjesë e Fondit Kombëtar të Kujdesit të Trashëgimisë Kulturore Materiale, është një nisëm e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit/ Qeverisë Shqiptare për restaurimin dhe rijetëzimin e objekteve në qendra historike në modele të qëndrueshme biznesi, që gjenerojnë të ardhura dhe punësim për komunitetin. Kjo nismë është një ndihmë në formë granti, për të gjithë ata individë që janë pronar të një objekti në qendrat historike të qyteteve dhe kanë iniciativën për ta zhvilluar më tej atë duke kontribuar në zhvillimin ekonomik lokal.
“Bonusi i rijetëzimit” do të mbështesë pronarët dhe përdoruesit e ligjshëm të objekteve që janë pjesë përbërëse e ansambleve historike urbane, qendrave historike, zonave arkeologjike ose kanë statusin pasuri kulturore.
OBJEKT I FINANCIMIT

Aplikimi për mbështetje nga “Bonus i rijetëzimit” kryhet vetem on-line në sistemin e-Albania, shërbimi e-leje “Aplikim për bonusin e rijetëzimit”
Për cdo paqartësi dhe/ose informacion më të detajuar, drejtohuni në Drejtorinë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore pranë qytetit tuaj.