Kërko

Art në hapësirat publike

Art në Hapësirat Publike

Konkursi ndërkombëtar “Art në Hapësira Publike” , synon përfshirjen e artit në hapësirën publike si një mënyrë për ta bërë artin pjesë të rëndësishme të jetës së përditshme të gjithkujt prej nesh.
Vepra e artit në hapësirë publike është një shprehje e rëndësishme dhe e pamohueshme e zhvillimit njerëzor në habitatin e tij. Ajo krijon qartazi një memorie të përbashkët kulturore e cila diskutohet, ndahet, përjetohet dhe trashëgohet dhe shërben si pikë referimi për identitetin e qytetit apo lokalitetit në të cilin ngrihet. Shpesh në përmasa të mëdha ajo konfirmon dëshirën njerëzore dhe të komunitetit për të pasur një raport të drejtpërdrejtë me veprën e artit në publik, përtej muzeut dhe jashtë tij.
Në zbatim të politikave strategjike kulturore të Ministrisë, në mbështetje të arteve bashkëkohore në nivel rajonal dhe ndërkombëtar, mbështetur në Vendimin e Këshillit të Ministrave me nr. 306, datë 1.05.2022, “Procedurat që Ndiqen për Financimin e Projekteve Artistike”, u realizua konkursi ndërkombëtar “Art në hapësira Publike 2022”.
Konkursi ndërkombëtar “Art në hapësira Publike 2022”, një nismë që i vjen në ndihmë skenës së pavarur artistike në të cilën u angazhua artistë shqiptarë e të huaj të arteve pamore, arkitektë, dizajner, inxhinierë ndriçimi etj. Por nga ana tjetër, ndikoi në përmirësimin e imazhit të hapësirave publike, gjithnjë duke iu përshtatur karakteristikave të zonës, në mënyrë që ato të jetë sa më tërheqëse dhe të jenë një vlerë e shtuar për hapësirat përkatëse.
Projektet fituese të këtij konkursi janë realizuar dhe vendosur në hapësira të ndryshme publike në të gjithë territorin, nga veriu në jug të vendit. Këto krijime artistike gjenden në lokacione strategjike, si rrethrrotullime, institucione publike dhe mbikalime, duke kontribuar në pasurimin vizual dhe kulturor të hapësirave urbane dhe rurale.

Zabel

Autor: Sadik SpahijaVendndodhja: Rreth rrotullimin dalje Koplik, Hani Hotit Shkodër.

Në kuadër të konkursit ndërkombëtar “Art në Hapësira Publike 2022”, u realizua vepra e artit “Zabel” me autor Sadik Spahija, e vendosur në rreth rrotullimin dalje Koplik, Hani Hotit Shkodër.  Materialet e përdorura për këtë vepër janë; themelet janë ndërtuar prej betoni, forca të blinduara çeliku, pllaka metalike, çelik i galvanizuar.


Lexo më shumë >>

Meteor

Autor: Kristaq KrisikoVendndodhja: Rreth rrotullimin Golem plazh, Kavajë. 

Në kuadër të konkursit ndërkombëtar “Art në Hapësira Publike 2022”, u realizua vepra e artit “Meteor”, e vendosur në rreth rrotullimin Golem plazh, Kavajë, me menaxhues projekti Saimir Kristo. Artisti fitues i kësaj vepre arti është Kristaq Krisiko. Materiali i përdorur për ndërtimin e kësaj vepre është çelik dhe inox.


Lexo më shumë >>

Mbërritja e zogjve

Autor: Ergys KrisikoVendndodhja: Kryqëzimi Mbikalimi pallati me shigjeta, Tiranë.

Në kuadër të konkursit ndërkombëtar “Art në Hapësira Publike 2022,” u realizua vepra e artit “Mbërritja e Zogjve”, me autor Ergys Krisiko, e vendosur në kryqëzimi/mbikalimi pallati me shigjeta, Tiranë. Materiali i përdorur për ndërtimin e kësaj vepre është çeliku.


Lexo më shumë >>

Wolves Coming

Autor: Liu RoëangVendndodhja: Rreth rrotullimin Hyrje Koplik-Shkodër, Hani i Hotit.

Në kuadër të konkursit ndërkombëtar “Art në Hapësira Publike 2022”, u realizua vepra e artit “Wolves Coming”, e vendosur në rreth rrotullimin Hyrje Koplik-Shkodër, Hani i Hotit, me menaxhues projekti Liqeni shpk. Artisti fitues i kësaj vepre artistike është Liu Ruowang (Kina). Materiali i përdorur për ndërtimin e kësaj vepre është çeliku i motit.


Lexo më shumë >>

Terminal of Tirana

Autor: Karolina HalatekVendndodhja: Pranë hyrjes së QSUT-së, Tiranë

Në kuadër të konkursit ndërkombëtar “Art në Hapësira Publike 2022”, u realizua vepra e artit “Terminal of Tirana”, e vendosur në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Teresa”, Tiranë, me menaxhues projekti “Tirana Art Lab – Qendra për Artin Bashkëkohor (Adela Demetja)”. Artisti fitues i kësaj vepre arti është Karolina Halatek, nga Polonia. Materialet e përdorura për veprën Terminal of Tirana janë, alumini, polietileni, druri dhe drita LED, e ndërtuar në formën e një një tuneli 6 metra i gjatë dhe 3 m në diametër.


Lexo më shumë >>

Albanian Key

Autor: Alfred Milot MirashiVendndodhja: Rreth rrotullimi Bypassi lindor i Shkodrës.

Në kuadër të konkursit ndërkombëtar “Art në Hapësira Publike 2022”, u realizua vepra e artit “Albanian Key”, me autor Alfred Milot Mirashi, e vendosur në rreth rrotullimin Bypassi lindor i Shkodrës,  Materiali i përdorur për ndërtimin e kësaj vepre është çeliku Cor-Ten.


Lexo më shumë >>

Foleza

Autor: Vasil DhiamandiVendndodhja: Mbikalimi Plepa, Durrës, përballë Tropikal.

Në kuadër të konkursit ndërkombëtar “Art në Hapësira Publike 2022”, u realizua vepra e artit “Foleza”, me autor Dhiamandi Studio – Vasil Dhiamandi, e vendosur në mbikalimi Plepa, Durrës, përballë Tropikal. Kjo vepër arti është e punuar me dorë me rrjetë dhe suva/terrakotë, duke ndjekur teknikat e arkitekturës popullore.


Lexo më shumë >>