Kërko

Edukimi Përmes Kulturës

Programi "Edukimi përmes Kulturës" ka për qëllim të ndërgjegjësojë brezat e rinj për rëndësinë e ruajtjes, zhvillimit dhe promovimit të trashëgimisë kulturore dhe artit. Nëpërmjet këtij programi, synohet të nxitet dashuria për kulturën dhe të forcohet lidhja e fëmijëve dhe të rinjve me vlerat kombëtare, duke u bërë pjesë e aktiviteteve edukative dhe artistike.
Ky bashkëpunim ndërinstitucional ofron mundësi të shumta për të integruar elementë të artit dhe trashëgimisë kulturore në kurrikulën arsimore, si dhe për të zhvilluar aktivitete jashtëshkollore, duke përfshirë vizita në muze, galeri, monumente të trashëgimisë kulturore dhe pjesëmarrje në workshop-e krijuese e edukuese.

Për të gjithë të interesuarit për të zhvilluar programe edukative pranë institucioneve tona kulturore

bËhuni pjesË e
"edukimit pËrmes kulturËs"