Kërko

Trashëgimi e endur, Qilimi Shqiptar në Hapësira Bashkëkohore

Projekti synon krijimin dhe realizimin e një ekspozite fotografike të kombinuar me objekte autentike, e fokusuar në dokumentimin, interpretimin dhe promovimin e qilimave tradicionalë shqiptarë si pjesë e trashëgimisë kulturore materiale dhe jomateriale. Përmes fotografisë artistike dhe dokumentuese, ekspozita do të evidentojë motivet, detajet dekorative, strukturat dhe teknikat e punimit, duke nxjerrë në pah vlerat estetike, simbolike dhe identitare të kësaj tradite. Ekspozimi në një hapësirë të aksesueshme dhe të frekuentuar nga vizitorë vendas dhe ndërkombëtarë synon ta sjellë trashëgiminë më pranë publikut, duke krijuar një formë bashkëkohore komunikimi kulturor.Aktivitetet përfshijnë përzgjedhjen dhe dokumentimin fotografik profesional të qilimave dhe detajeve të tyre, kurimin dhe konceptimin e narrativës së ekspozitës, përgatitjen e materialeve shpjeguese dhe vizuale, si dhe organizimin dhe instalimin e ekspozitës. Projekti parashikon promovimin dhe komunikimin përmes rrjeteve sociale dhe materialeve digjitale, duke siguruar vizibilitet të zgjeruar. Në përfundim do të realizohet dokumentimi i plotë i projektit dhe raportimi i rezultateve, me fokus në ndikimin kulturor dhe edukativ.

Osho Hostel Rruga Dhimiter Beduli Nr. 13, Tiranë
20 Qershor, Ora 11:00