Në kuadër të aktiviteteve artistike ndërkombëtare, artistët e Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor marrin pjesë në festivalin e grupeve polifonike Piccolo Opera Festival, një nga ngjarjet kulturore që promovon traditën vokale dhe dialogun artistik mes kulturave.Në qytetin e Gorizia, publiku italian dhe ndërkombëtar do të ketë mundësinë të përjetojë pasurinë e jashtëzakonshme të polifonisë shqiptare, e njohur nga UNESCO si pasuri shpirtërore e njerëzimit.
Ky turne artistik sjell në skenë tinguj autentikë, emocione dhe traditën e trashëguar ndër breza, duke promovuar kulturën shqiptare në arenën ndërkombëtare përmes interpretimit të grupeve polifonike.
“AP ON TOUR” është një urë lidhëse
mes traditës dhe skenës europiane, duke dëshmuar vlerat artistike dhe identitetin kulturor shqiptar në një festival me rëndësi të veçantë artistike.”
Gorizia, Itali
28 Qershor, Ora 19:00